Krokodili sulmon…korrësen e barit

28/12/2011 00:00

Ajo që një krokodil në Australi identifikoi si armikun e vet nuk ishte mirëmbajtësi i kopshtit zoologjik, por makina më të cilën po kosiste barin.

Ngjarja e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave. Megjithëse sulmi i kushtoi dy dhëmbë, reptili 5 metra i gjatë nuk e lëshoi dërisa e zhyti në ujë pranë tij dhe nuk lejonte njeri t’i afrohej.

Krokodili 50-vjecar, një nga më të mëdhenjtë në Neë South Ëales, është i njohur për karakterin luftarak dhe sheh si kërcënim cdo gjë, përfshirë edhe reptilet femra, dy nga të cilat i ka ngrënë.  

Top Channel