iPad3, në shkurt për ditëlindjen e Jobs

27/12/2011 00:00

Krijesa e ardhshme e “Apple”, i shumëprituri iPad3, mund të lancohet në
treg më 23 shkurt të vitit të ardhshëm, një ditë para datës kur Steve
Jobs do të festonte ditëlindjen e 57-të.

Lajmin e bën të ditur Huffington Post, që citon një lajm të publikuar në “Focus Taiwan”, një gazetë e njohur kineze.

Sipas gazetës, punëtorët e ndërmarrjes “Apple” në Kinë do të punojnë jashtë orarit gjatë festës së fundvitit në mënyrë që të arrijnë në kohë me prodhimin e platformës së re.

Ndërkohë, kompania gjigande është duke punuar edhe për një teknologji të re, e cila do të bëjë që bateritë e përdorura për produktet e saj të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.

Ndërsa rreth një javë më parë, një kompani kompjuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronxi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.

Më herët gjatë muajit, një prej miqve më të mirë të tij u shpreh se, vetëbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit.

Top Channel