Bateritë që karikohen një herë në disa javë

26/12/2011 17:20

Bateritë mund të ndryshojnë përgjithmonë, ndërsa “Apple” është duke zhvilluar një teknologji, e cila do të bëjë që ato të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.

Në fakt, kompania është duke zhvilluar një program për një lloj të re baterie, shumë më të lehtë dhe që do të përdorë proceset shndërruese të hidrogjenit gjatë punës së saj.

”Kjo teknoklogji e re e energjisë mund të krijojë densitete të larta volumetrike dhe të energjisë gravimetrike, çka mund të lejojë vazhdimin e punës së pajisjes elektronike për ditë ose javë të tëra pa patur nevojën për rikarikim”, shkruhej në një raport të “Apple”.

Nëse bateritë e tilla do të vihen në shërbim, ndryshimi do të jetë edhe më i madh në përbërjen e baterive. Aktualisht, ato krijojnë energji nga lëndë toksike për njeriun, ndërsa bateritë e reja do të përdornin vetëm ujë.

Një prodhim i tillë do të ishte në gjendje që t’i jepte një ndihmë të madhe ruajtjes së mjedisit dhe mund të fitojë një përdorim edhe më të gjërë në të ardhmen, duke punuar në një gamë gjithmonë e më të gjerë pajisjesh elektronike.

Top Channel