Edhe pse në edicionet e lajmeve dëgjohet çdo ditë e më shumë për krizë ekonomike, ka njerëz që nuk preken pothuajse fare nga kjo gjë. Jetojnë me të gjitha lukset e mundshme dhe mund të mbajnë pa problem edhe nga 5 makina.
Nëse je një nga këto njerëz lexo me kujdes listën e mëposhtme të publikuar nga revista ‘Forbes’ me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011.
Bugatti Veyron Super Sport – 1200 kuaj fuqi. Është në krye të makinave më të shtrenjta në botë me një çmim rreth 2 milionë euro. Shpejtësia maksimale arrin në 415 km/ dhe arrin nga 0 në 100 për 2.5 sekonda. Harxhon 23.1 litra karburant për çdo 100 kilometra.
Ferrari 599XX – Makina e Maranello-s është e projektuar me teknologjinë e makinave të Formulës 1 dhe është dizenjuar vetëm për cirkuite. 700 kuaj fuqi me një çmim prej 1.5 milion eurosh.
Zenvo ST1 – Një makinë sportive artizanale daneze. Arrin 375 km/h dhe ka 6 marshe që ndërrohen në mënyrë manuale. 1.3 milionë euro.
Koenigsegg Agera R – Makina supersportive që vjen nga Suedia. Nga provat që janë realizuar në vendin nordik kjo makinë ka arritur shpejtësinë 300 km/h për 14.53 sekonda dhe ka xhiruar me këtë shpejtësi për 6.66 sekonda. Cmimi: 1.3 milionë euro.
Aston Martin One-77 – Një makinë elegante britanike që duhet ngarë i veshur me kostum për të mos bërë contrast. 1 milionë euro për makinën me 700 kuaj fuqi.
Maybach Landaulet – Në vend të gjashtë nuk kemi një makinë sportive, por një limuzinë luksoze të markës Mercedes-Benz. Kjo makinë do të zhduket në vitin 2013. 6.17 metra gjatësi dhe gati 2 metra gjerësi vlejnë 1 milion euro.
Pagani Huayra – Makinë italiane me motor Mercedes-Benz dhe me dyer të “huazuara” nga firma gjermane. 700 kuaj fuqi. Kushton rreth 1 milion euro.
Hennessey Venom GT – Një makinë sportive amerikane që arrin 100 km/h për 2.5 sekonda. Për këtë gjë duhet të paguani 765.000 euro.
SSC Tuatara – Makinë potente me 1350 kuaj fuqi. 740 000 euro.
Porsche 918 Spyder – 650.000 euro për këtë mrekulli të Gjermanisë, të prodhuar në Shtutgart.
Top Channel