Shpesh në art, një shikim më i kujdesshëm të zbulon detaje që në shikim të parë të shpëtojnë. Këto piktura të mrekullueshme të ukrainasit Oleg Shuplyak tregojnë imazhe të tjera brenda portreteve të personazheve të njohur apo peisazheve të qeta.

Po të shohësh me kujdes, brenda pikturave gjenden imazhe që janë të shkrira në mënyrë perfekte me imazhin kryesor.

Shuplyak ka lindur më 23 shtator të vitit 1967 në Ternopol të Ukrainës dhe ka studiuar arkitekturë në Universitetin Politeknik të Lviv.

Pikturat e tij zakonisht kanë protagonistë personazhë të famshëm si Charles Darwin, Vincent van Gogh dhe William Shakespeare.

Këto punime janë të ngjashme me veprat e meksikanit Octavio Ocampo, i cili shkrin pikturat më të vogla tek më e madhje. Ndryshimi tek Shuplyak është se ai i paraqet aq qartë pikturat “e brendësisë” sa ndonjëherë bëhet e vështirë për vëzhguesin të shohë pikturën e madhe.

FOTO GALERI
4/8
Salvador Dali

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA