Emrin e reperit Drake, tatuazh në ballë

24/12/2011 21:40

Fansat e vërtetë arrijnë në ekstreme të paimagjinueshme për të treguar dashurinë e vërtetë që ndjejnë për idhujt e tyre, por vajza në fjalë ka kaluar çdo kufi.

E reja ka bërë tatuazh në ballë emrin e këngëtarit të hip-hop-it, DRAKE. Vajza misterioze e ka bërë tatuazhin në Los Angeles (SHBA) dhe për t’i shtuar dramaticitet paraqitjes së saj ka rruar vetullat për të bërë sa më shumë vend për shkronjat e mëdha me të cilat është shkruar emri.

Fotot e vajzës qarkullojnë në internet dhe ato i ka parë edhe muzikanti nga Kanadaja, i cili është shokuar krejtësisht nga pamjet.

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, tha: “Është e bukur, për mua nuk ka problem. Dua ta takoj këtë vajzë dhe të shoh çfarë ka ndodhur. Dua të kuptoj pse e ka bërë diçka të tillë.”

Më pas, ai ka shpërthyer në një lumë sharjesh ndaj personit që ka bërë tatuazhin: “Ai që e ka bërë këtë është idiot. Duhet të humbasë punën dhe të mos bëjë më kurrë tatuazhe në jetën e tij. Nëse do ta takoj do ta zhdëp në dru.”

Drake u duk i neveritur nga fotot dhe shtoi: “Është çmenduri, e pabesueshme. Nuk dua t’i shikoj më këto pamje.”

Nga ana e tij, artisti që ka bërë tatuazhin, Kevin Campbell, mbrojti veten duke u shprehur: “E pyeta tre herë nëse ishte e sigurtë para se të filloja punën, por ajo e kishte ndarë mendjen. Kishte kohë që e kishte planifikuar këtë tatuazh idiot.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel