Donald Trump mbërrin në Zvicër, Presidenti amerikan do takohet me aleatët, në fokus Groenlanda Kongresi amerikan ka aprovuar një ripërtëritje afatshkurtër të shkurtimit të listës së taksave mbi pagat, një ditë pasi Dhoma e Republikanëve ushtroi një presion të fortë mbi cështjen.
Projekti zgjat shkurtimet e taksave ashtu si dhe sigurimet e papunësisë për dy muaj. Ligjvënësit votuan me zë mbi marrëveshjen, që kërkonte praninë e vetëm pak prej tyre.
Një komitet i përbashkët do të punojë për një marrëveshje njëvjecare pas pushimeve për festat e fundvitit. Projekti tani do t’i kalojë presidentit Barack Obama për t’u kthyer në ligj.
Marrëveshja mban të pandryshueshme shkurtimin e taksave që kursen cdo vit rreth 1 mijë dollarë të ardhura për frymë dhe parandalon humbjen e përfitimeve për rreth 2 milionë persona, që marrin rreth 300 dollarë në javë.
Senati dhe liderët e Dhomës së Demokratëve emëruan të premten anëtarët e komitetit që është ngarkuar me detyrën e zgjatjes së kompromisit në një variant njëvjecar.
Ndërsa të enjten, Spikeri i Dhomës së Republikanëve, John Boehner u tha anëtarëve të partisë së tij për këtë kthesë në një konferencë të brendshme, ku ata nuk mund të bënin pyetje.
Vendimi për të “bërë kthesë” është një tërheqje e rrallë e republikanëve, të cilët që kur morën kontrollin e Dhomës në zgjedhjet afatmesme të 2010-ës kanë refuzuar një sërë koncesionesh të bëra nga Shtëpia e Bardhë.
Konservatorët fillimisht ishin skeptikë për zgjatjen e shkurtimit të listës së taksave mbi pagat, për të cilën ekonomistët thonë se do të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel