Të gjithë e dimë frikën e qenit nga uji, një frikë natyrore që këto kafshë e trashëgojnë që sapo linden. Sigurisht ata që mbajnë një qen në shtëpi duhet ta dinë më mirë këtë dhe vështirësitë që hasin për t’u bërë një banjo “miqve të tyre”.

Por krejt e kundërta ndodh me Kasper, një qen i cili ndryshe nga shumica e llojit të tij, duket se jo vetëm që nuk ka frikë nga uji, por e shijon larjen dhe përkëdhelitë e padronit teksa ndodhet në vaskë.

Në një video të postuar në Youtube tregohet Kasper duke bërë banjo i mbuluar i gjithi nën ujë e shkumë duke mbajtur vetëm hundën jashtë, aq sa për të marrë frymë…

Top Channel