Franca rekomandon heqjen e silikonit të gjirit

23/12/2011 00:00

Nuk ka rrezik për kancer, por qeveria franceze sërish rekomandon heqjen e
implanteve të gjirit për dhjetëra mijëra gra me proteza, që kanë në
përbërje një xhel të dyshimtë silikoni.

Kostoja e nderhyrjeve kirurgjikale do te mbulohet nga fondet publike te sigurimeve shendetesore. 30.000 gra ne France kane vendosur implantet e kompanise ‘Poly Implant Prothese’, linjat e prodhimit te se ciles tashme jane mbyllur, ndersa ne nivel global besohet te jene rreth 300.000 te tilla. Autoritetet e shendetise e keshillojne heqjen e tyre si masa paraprake, ndonese sqarojne se nuk ka ndonje prove bindese qe ta lidhe silikonin difektoz me semundjen e kancerit.

“Problemi eshte se ne nje numer te madh implantesh eshte perdorur silikon industrial, dhe jo mjekesor sic duhet te ishte. kjo mund te shkaktoje carjen jonormale te protezave, ndaj, e mira eshte te hiqen”, thotë kirurgu plastik Laurent Lantieri.
 
Nderhyrjet kirurgjikale korrigjuese do te behen me fondet publike, por shteti francez do te paguaje per implante te reja vetem ne rastet, kur trajtimi fillestar eshte realizuar si pjese e nje operacioni rindertues pas kancerit te gjirit. Poly Implant Prothese u krijua ne vitin 1991 dhe ka qene dikur e treta ne bote per prodhimin e protezave te silikonit me 100.000 te tilla ne vit. Gati 80% e tyre eksportoheshin jashte, kryesisht ne Ameriken Latine dhe vendet europiane fqinje. 8 raste grash me implante te kesaj firme te prekura nga kanceri jane raportuar ne France. Kompania akuzohet se ka perdorur silikon te lire industrial qe shfrytezohet sidomos per pjese kompjuterike, ndersa apeli per heqjen e tyre mbeshtetet me se shumti tek rreziku i irritimeve dhe inflamimit qe mund te shkaktoje carja e tyre.  

Top Channel