Arabi Saudite, libri që të mëson si të presësh gjymtyrët

23/12/2011 18:20

Një libër shkollor që të mëson se si të presësh duart apo këmbët e hajdutëve sipas ligjit Sharia është në duart e nxënësve të Arabisë Saudite.

Librat shokues janë botuar me fondet e qeverisë arabe. Në to thuhet gjithashtu se hebrenjtë duhet të shfarosen ndërsa homoseksualët duhen dënuar me vdekje.

Ali Al-Ahmed, drejtori i Institutit amerikan të çështjeve të Gjirit Persik, tha për ‘Fox News’: “Kjo tregon se terrorizmi nis që në sistemin arsimor. Aty i mësohet nxënësve se si mund të presin dorën apo këmbën e një hajduti.”

Gjithashtu në këta libra femrat përshkruhen si të dobta dhe të papërgjegjshme.

“Nëse ti i mëson këto gjëra 6 milionë fëmijëve në një moshë shumë delikate atëherë do të ketë gjithmonë kamikazë vërdallë”, theksoi Al-Ahmed.

Top Channel