Dy planetë të ngjashëm me Tokën

22/12/2011 18:00

Shkencëtarët e NASA-s njoftuan zbulimin e dy planeteve tepër të ngjashëm me Tokën, të cilët quhen Kepler-20e dhe Kepler-20f.

Planetët u zbuluan nga teleskopi Kepler. Njëri prej planteve ka një diametër vetëm 3 përqind më të madh se Toka që e bën atë planetin më të ngjashëm me Tokën përsa i përket përmasave, thonë shkencëtarët e NASA-s.

Sipas shkencëtarëve dy planetët janë të përbërë nga shkëmbinj, pikërisht si Toka, megjithëse me këtë të dhënë vjen edhe një tjetër, jo shumë optimiste; dy planetët janë pranë yllit të sistemit të tyre dhe kjo e bën sipërfaqen e tyre të pabanueshme, të paktën kështu mendojnë shkencëtarët e NASA-s.

Në planetin Kepler 20e, temperatura mendohet të jetë rreth 470 gradë celcius, ndërsa në planetin Kepler 20f, 760 gradë. Shkencëtarët mendojnë se në planetin Kepler 20e, mund të ketë pasur dikur ujë dhe jetë, por kjo është thjesht një hipotezë.

Gjithësesi, kjo është hera e parë që zbulohen planete me përmasa të ngjashme me Tokën në univers dhe kjo arritje është përshëndetur nga komuniteti shkencor.

Top Channel