72-vjeçari, portieri më i vjetër në botë

22/12/2011 18:45

Një 72-vjeçar, i cili luan futboll çdo javë prej 66 vitesh, është portieri më i vjetër në Angli dhe mbase edhe në absolut.

Colin Lee nisi të praktikonte sportin më popullor në botë kur ishte vetëm gjashtë vjeç dhe që prej atëherë, ka luajtur të paktën një herë çdo javë.

Aktualisht, ai luan në një skuadër amatore, e cila merr pjesë në një kampionat rajonal në Northempton.

Lee, i cili është një tifoz me klubin e Uolverhemptonit, thotë: “Është gjithmonë e çuditshme kur dëgjon dikë që do të bëhet portier, pasi të gjithë duan të shënojnë gola. Më kanë thënë që i vogël që jam i çmendur që luaj në këtë pozicion dhe vazhdojmë të ma thonë edhe tani”.

Megjithatë, të jesh “gardiani” i portës nuk është edhe aq e lehtë. “Vrapoj gjatë të gjithë kohës edhe pse jam portier. E kam trupin të gjithin të mbushur me të nxirra, edhe pse mrekullisht, në pothuajse 70 vjet, nuk kam pësuar asnjëherë ndonjë dëmtim të rëndë”.

Lee, idhulli i të cilit në futboll është Ryan Giggs, nisi të luante futboll që në shkollë fillore dhe i ri u rekrutua me ekipin e shkollës. Më pas, në karrierën e tij njohu një seri skuadrash të kategorive të ulta, duke përfunduar tek ekipet amatore të “kampionatit të së dielës”.

Top Channel