“E drejta ime njerëzore të koleksionoj plehra”

21/12/2011 17:55

Një britanik, i cili vuan nga mania për të koleksionuar të gjitha gjërat që nuk i përdor më apo ka konsumuar, si gazetat, sende të tjera shtëpiake dhe mbeturinat, ka hapur një çështje në gjykatë, pasi autoritetet vendase e urdhëruan që të pastronte shtëpinë.

Richard Wallace ka mbushur të gjithë banesën e tij, ku jeton i vetëm, me pirgje pa fund mbeturinash, hekurishtesh e sendesh pa vlerë. Duke mos pasur më vend, ai nisi të përdorte edhe oborrin për këtë aktivitet.

Duke njohur problemin e tij të eksentrizmit, fqinjët e lanë të lirë të arkivonte gjithçka për disa vite me radhë, aq sa mbeturinat në oborrin e tij tashmë duken edhe nga sateliti, siç tregon “Google Earth”.

Megjithatë, një javë më parë erdhi vendimi se mbajtja e mbeturinave cënon shëndetin publik dhe se ai duhet të pastrojë shtëpinë menjëherë.

I zhgënjyer, Wallace ka pajtuar një avokat, i cili ka ngritur çështjen e tij në gjykatë. Sipas vetë fjalëve të 60-vjeçarit, është e “drejta e tij njerëzore” që të arkivojë mbeturinat e tij.

Nëse kjo e drejtë njerëzore do të rrëzohet nga gjykata britanike, atëherë ai ka ndërmend të paraqisë rastin në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA