Shkenca mjeksore në këtë fillim shekulli të ri ka sjellë përfundime befasuese. Nuk është më një utopi shërimi i sëmundjeve malinje, por ato kanë gjetur kura të provuara, jo përmes medikamenteve, por disa qelizave që sa i takon zhvillimit të tyre janë në faza shumë embrionale.

Ato janë qelizat staminale. Për herë të parë kjo risi e shkencës në Shqipëri u ofrohet qyetarëve nga Spitali “Hygeia”, në Tiranë. Florinda sapo ka mësuar për lajmin është drejtuar për të përfituar nga ky përparim shumë shpresëdhënës i shkencës.

Por edhe pse cilësohet “e ardhmja e mjekësisë” aplikimi i qelizave staminale ka dhënë rezultate të provuara në disa sëmundje vdekjeprurëse. Doktoreshë Parashqevi Greka, Hematologe në Spitalin Hygeia Athinë tregon:

“Qelizat staminale janë rrënja ku prodhohen indet apo organet e tjera. Në fazën e krijimit të njeriut përmes tyre formohen qelizat e mëlçisë, stomakut, trurit etj. Ndaj dhe këto qeliza staminale që merren nga kordoni umbilikal ruhen, përdoren në transplantin e sëmundjeve malinje si leuçemitë, limfomat dhe në sëmundje të ndryshme gjenetike. Shumë shpejt ato do të përdoren për sëmunjdet e paralizave, apo dëmtimeve të tjera të shtyllës kurrizore”, thekson Greka.

Marrja dhe ruajta e këtyre qelizave për shqiptarët mundësohet përmes specialistëve të spitalit “Hygeia” në Tiranë dhe paketimi dërgohet për t’u ruajtur në një prej bankave më të mira të Europës, e cila ndodhet në Greqi.

“Stem-Helth Hellas” është banka e cila ruan dhe kujdeset për jetëgjatësinë e këtyre qelizave mrekulli-bërëse. Ato mund të përdoren për shërimin e sëmundjeve të rënda jo vetëm tek bebet nga janë marrë, por në të gjithë popullatën. Gregory Nicolaidis, zv/president i kësaj banke tregon për kushtet e larta të sigurisë.

“Marrja e qelizave staminale është njëveprim qe kryhet një herë në jetë dhe për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ruajtjen e tyre. Ne kemi disa standarte që duhet të zbatojmë. Gjaku duhet të dërgohet në bankë brenda 40 orësh, ndërsa indet brenda 24 orësh. Ato ruhen me azot të lëngshëm dhe mbikqyren 24 orë në 24.

“Ruajtja e qelizave staminale do të thotë që unë kam hapur një depozitë shumë më të rëndësishme se ajo financiare për fëmijën tim”, thotë Flori.

Top Channel