Hollandë, prezantuesit hanë njëri-tjetrin

20/12/2011 17:20

Dy prezantues hollandezë kanë hapur polemika të mëdha me një emision “makabër”.

Secili prezantues ka ngrënë mishin e kolegut të ulur ballë për ballë në një tavolinë dhe kjo “darkë” do të transmetohet në spektaklin e tyre. Dennis Storm dhe Valerio Zeno kanë hequr me operacion nga një pjesë të vogël mishi dhe më pas e konsumuan të skuqur në një studio televizive.

Storm hoqi një pjesë nga të pasmet e tij ndërsa Zeno vendosi të hiqte pak mish nga barku.

“Është e çuditshme të shikosh në sytë e një miku në kohën që po përtyp mishin e tij. Ishte vetëm pak centimetra mish dhe kam një histori shumë të bukur për shenjën time”, tha Storm për ‘ABC’.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel