“Shqipëria tjetër”: Harresa e grupit “Lira”

19/12/2011 20:35

Ata lindën thuajse 90 vjet më parë, duke u shndërruar shpejt në simbolin e qytetit të Korçes,e me pas në pikë të rëndësishme referimi për këngën qytetare në të gjithë Shqipërinë.

Me shumë se 200 këngë patriotike, lirike e satirike, të cilat, pavarësisht kohës kanë qendruar e janë berë pjesë e rendësishme e kultures shqiptare. Megjithate, Kori “Lira” po përjeton sot periudhën më të vështirë, mes mungesës së vëmendjes e mbështetjes që ende mbetet vetëm në trajtën e fjalëve.

Linden diku ne vitin 1922, per t’i mbijetuar kohes e levizjeve te njepasnjeshme qe fshinin Korçen e gjithe Shqiperine. Mes teksteve te shkruara nga Grameno, Ballkameni, Ilo , Nasi e shume e shume të tjerë, qe renditen vargje të derdhura në nota,  nota që lundruan fort deri ne ditet e sotme mes shpirtit e pasionit të këtyre burrave e grave e atyre që sot nuk janë midis nesh, nuk jetojne me.

Grupi “Lira” eshte serisht aty ne rrugicat e Korces se hijshme, me forcen e dikurshme të zemres, shpirtit e kengës; Ata janë aty, edhe pse veshtiresitë për ta përcjellin çdo ditë lodhshëm e trishtueshëm njëra-tjetrën.

Asgje nuk ka ndryshuar nga dje ne sot. Sistemi i shkuar i cilesonte vullnetare, ndersa demokracia u jep vetem 4500 leke ne muaj. Asgje me shume. Edhe ky shperblim, fryt i vullnetit te bashkise Korçe, sepse per shtetin ata thuajse nuk egzistojne. Asnje mbeshtetje tjeter, qofte edhe me e vogël për ta.

“Nje ftohje ose me mire nje mosinteresim per kete grup ne na ben pershtypje”, thotë 80-vjeçari Zhani Nase, antar i grupit.

Ne kete situate eshte e veshtire te flasesh edhe per riperteritje te grupit. Prej vitesh ne te kanë ardhur vetem 2 apo 3 te rinj sepse te tjeret largohen sapo mesojne per atë page të ulët, me shume se qesharake e pa asnjë vlere. E veshtire te mendosh sot se vetem pasioni e shpirti mund te mbajne ne kembe kete tradite te hershme qe rrezikon shperberjen edhe pse eshte nje vlere e rendesishme qe kalon kufijte e Korçës.

“Ky rrezik egziston, prandaj qe mos të arrij puna deri tek shpërndarja, është shumë e rëndësishme që të ndërhyhet që tani.  Nëse do të shpërbëhet, është tepër e vështirë më pas që t’i grupos përsëri njerëzit në një”, shton Nase.

Ore te tera prova, disa here ne jave ne njerin prej ambienteve te pallatit te kultures, kthyer ne strehezen e vogel, modeste, por edhe aq te ngrohte te grupit “Lira”.

Ketu, moshen e harrojne te gjithe edhe pse shume prej tyre kane lene pas 70 vitet jete. Sakrifica eshte bere pjese e tyre, eshte shkrire me grupin qe shpesh per shkak te mungeses se mbeshtetjes financiare kalon çdo kufi normal e logjik per te qene pjese e publikut, siç tregon edhe 77-vjeçari Serafim Xhani, pjese e tij qe prej 1976-s.

“Mendo, deri ne Korinth vajtem 15 ore e gjysem. Fjetem ate nate, te nesermen dhame shfaqje dhe u kthyem. Kjo është një sakrificë”, shprehet Xhani.

E sikur te mos mjaftonin te tjerat, grupi prej kohesh po perballet edhe me nje harresë apo censure te çuditshme, qe e ka lene prej kohesh larg te gjitha evenimenteve te medha muzikore shteterore.

Te harruar e thuajse braktisur ne ate rrugica ku ende dritherojne melodite e korçareve, e shqiptarëve, ku derdhet historia e mpleksur fort me traditen qe shumë kërkojnë ta fshijnë me hir apo me pahir, e që sot po mbahet gjalle ne Korçe vetem nga ta.

Me shenjat e moshes qe shkrihen me miresine e qytetarine, ata ecin si nje monument kulture i gjalle, qe sot perkundet mes antivlerave te shtruara kembekryq ne realitetin shqiptar.

Shqiperia rrezikon te humbe nje vlere tjeter, nje vlere te madhe, nje vlere jetësore e historike, nje vlere qe nuk kerkon lemoshe, qe nuk kerkon fjale e premtime, nje vlere qe ka mbijetuar thuajse 90 vjet per te sjelle e mbartur forcen e kultures shqiptare.

Shqiperia, ashtu sic po ben me gjithcka tjeter po rrezikon te humbe nje pjese te historise se saj, te identitetit, te ekzistences që lidhet me muzikën e shpirtit të saj. Grupi Lira meriton me shume, shume me shume, jo ne planin thjesht financiar, por ne ate te nderit, respektit, mbeshtetjes e gjithcka tjeter qe i jep ketij grupi ate vlerë qe vertete i takon.

Top Channel