Kuçovë, zonat me naftë, gati projekti i pastrimit

19/12/2011 00:00

Sipërfaqet e ndotura me naftë në Kuçovë janë përfshirë në një projekt pastrimi, pas një plani të çekëve për të ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur.

Për këtë arsye është zhvilluar takimi i radhës mes përfaqësuesve çekë dhe autoriteteve të bashkisë së Kucovës, për zbatimin e projektit të rehabilitimit të sipërfaqeve të ndotura.

Ky bashkëpunim e ka zanafillën që prej vitit 2009, por asnjëherë nuk janë gjetur mundësitë konkrete për gjetjen e fondeve dhe zbatimin në terren të projektit.

Tashmë në duart e grupeve të specialistëve ndodhen dy projekte, një afat shkurter prej 2 vjetësh dhe nje variant që shkon deri në 5 vjet.

Ky projekt konsiston në rehabilitetin e zonave të ndotura, duke tentuar t’i kthejë ato në përdorim nga kjo bashki, në dobi të qytetarëve.

Top Channel