Dhuratat që prishin marrëdhënien

19/12/2011 14:00

Kur bëhet fjalë për dhurata, njerëzit mund të klasifikohen në dy kategori: ata që pëlqejnë t’i blejnë gjëra të tjerëve e bëjnë dhurata të bukura dhe ata që nuk gjejnë kurrë dhuratën e duhur.

Nëse bëni pjesë në kategorinë e dytë dhe ju zë paniku kur vjen momenti për t’i blerë diçka një personi të veçantë ja disa këshilla për gjërat që NUK duhet t’i blini partnerit/partneres nëse nuk doni debate.

Mos dhuroni libra dietash, apo kremra anti-rrudhë. Edhe nëse ajo ka dashur të blejë një nga këto gjëra nuk do të thotë se do që t’ia blini ju. Është njësoj si t’i thuash me fjalë partneres se është e shëndoshë apo e plakur.

Mos dhuroni gjëra praktike. Dhurata është një mundësi për t’i blerë diçka dikujt që normalisht nuk do ta blinte vetë.

Mos dhuroni gjëra të lira. Mos tregoni që jeni më shumë të shqetësuar për llogarinë tuaj bankare se sa për partnerin/partneren.

Dhuratë “e përbashkët”. Mos dhuroni bileta për të parë grupin tuaj të preferuar ose një libër që keni dëshirë ta lexoni edhe ju. Dhurata duhet të jetë vetëm për atë që e merr.

Top Channel