Raketa Soyuz lëshon satelitin francez

17/12/2011 10:35

Një raketë ruse Soyuz është lëshuar nga Guiana Franceze, duke u bërë objekti i dytë që fluturon jashtë territorit të bazës hapësinore Sinnamary.

Raketa do të dërgojë gjashtë satelitë në orbitë, përfshirë satelitin e ri të Francës, “Pleiades-1”, që do të transmetojë pamje me rezolucion të lartë.

Sateliti në fjalë është programuar që të bëjë fotografi që të zbardhin objektet që ndodhen në terren me përmasa 50 centimetër.

Kapacitetet e tij do ta vendosin objektin në të njëjtën linjë me sistemet tregtare të Shteteve të Bashkuara, që menaxhohen nga kompanitë GeoEye dhe DigitalGlobe.

Nisja e raketës u krye sipas orarit, në orën 23:03 me orën lokale, me satelitin “Pleiades-1” që u lëshua në një lartësi prej 700 kilometrash rreth 55 minuta më vonë.

Sateliti që peshon rreth 970 kilogramë është rezultat i një programimi pothuajse 10-vjecar i hartuar në agjencinë hapësinore franceze CNES, për të formuar një nga sistemet vëzhguese të Tokës më të fuqishëm në botë.

Sensori hapësinor ka aktualisht një rezolucion prej 70 centimetrash, por procesimi i pamjeve do të zbulojë detaje të objekteve në rreth gjysmëmetri.

“Pleiades-1” përmban xhiroskopë që i lejojnë të rrotullojë teleskopin me shpejtësi, duke mundësuar marrjen e pamjeve rreth objektivit vetëm me një kalim mbi të.

Top Channel