Gjermanët janë një populli i qeshur e me sens humori të zhvilluar. Ky është rezultati i një studimi të llojit të vecantë të kryer në Berlin nga një grup studiuesish që kërkojnë të rrëzojnë paragjykimet se janë një popull i ftohtë e pa humor.

Prova e sensit të humorit të gjermanëve vjen nga një video e filmuar në një metro të Berlinit. Gjithcka është regjistruar në një mbrëmje të ftohtë të nëntorit, kur papritur një grua nis të qeshë. Të qeshurat e saj shkaktojnë batuta e të qeshura edhe tek pasagjerët e tjerë të metrosë.

Video po bën xhiro në faqe të ndryshme online dhe shumë klikues kërkojnë të dinë nëse gjithcka është rastësi apo ka qenë e planifikuar. Në fakt gjithcka është planifikuar nga grupi i të ashtuquajturve “Lachyoga”, ose ndryshe “grupi i terapisë së të qeshurës”. Ky grup përbëhet nga anëtarë nga 10-80 vjec, të cilët takohen njëherë në javë për të zhvilluar “seancën e të qeshurave”.   

“Donim të provonim dicka të re duke aplikuar seancat tona në një vend publik dhe të shihnim reagimin e njerëzve. Eksperimenti ynë ishte tejet i suksesshëm dhe mendoj se provoi që gjermanët nuk e kanë aq të vështirë të qeshin, ashtu sikundër kanë namin”, deklaron Angela Mecking udhëheqëse dhe promotore e “Lachyago”.

Top Channel