Një aktiviste për të drejtat e kafshëve u zhvesh në qendër të Barcelonës, për të protestuar në një mënyrë krejt të veçantë për therrjen e kafshëve për mish.

E reja u vendos në një pjatë gjigante me garniturë, me qëllim që të ndërgjegjësonte njerëzit për brutalitetin e therrjes. Ajo qëndroi për disa orë në një shesh qëndror në Barcelonë, pavarësisht temperaturave të ulta.

Disa aktivistë të tjerë të së njëjtës organizatë, i qëndruan pranë duke mbajtur parrulla në dorë.

Spanja është një prej vendeve që i respekton më pak të drejtat e kafshëve. Praktika mesjetare e vrasjes së demave në luftë me toreadorët vazhdon të jetë shumë popullore në vendin iberak. Ndërsa kësaj praktike, aktivistë të shumtë kanë protestuar në të shkuarën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel