Nga modele e “Playboy” në Parlamentin Rus

16/12/2011 11:40

Nga një modele e “Playboy”, në një deputete në Rusi. Kjo është karriera e jashtëzakonshme e 27-vjeçares Maria Kozhevnikova, aktorja që ka pozuar nudo për revistën e famshme erotike dy vjet më parë.

Vajza e një lojtari hokei, Kozhevnikova u përfshi në partinë “Rusia e Bashkuar” me bekimin e Kryeministrit Putin dhe ai ishte sponsori kryesor i karrierës së saj të mrekullueshme.

”Për mua, kjo është ngjarja më e bukur e jetës”, deklaroi vajza, që do të përfaqësojë një mandat për qytetin e ftohtë të Tomskut, i vendosur në Siberi.

”Përtej famës sime, jam një qytetare e zakonshme e Federatës Ruse. Kam të njëjtat probleme si të gjithë në jetën time të përditshme dhe jam e lumtur që më është dhënë e drejta për të ngritur një zë për problemet dhe për të ofruar zgjidhje për to. Unë gjithashtu jam përballur me pamundësinë e gjetjes së një pune pas universitetit apo blerjes së një shtëpie”, u shpreh Kozhevnikova.

Dashuria e Putin për vajzat e bukura nuk është diçka e fshehur. Në mandatin e dytë si Presidenti (2005-08), ai promovoi gjimnasten Alina Kabaeva, 24 vjeç, në Dumën Ruse. Në atë kohë, u përfol një marrëdhënie e fshehtë seksuale midis të dyve.

Gjithashtu, ishte Putin ai që vendosi Anna Chapman si kryetare e forumit rinor të partisë së tij. Të gjithë e mbajnë mend të renë si studenten ruse të kapur në SHBA për spiunazh dhe të shkëmbyer më pas me disa spiunë të mbajtur në Rusi.

FOTO GALERI
3/4
E kapur ne SHBA si spiune ruse dhe e kthyer ne vend pas nje kembimi, Anna Chapman u vendos nga Putin ne krye te forumit rinor te partise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA