Moti i keq në Durrës, vonesa në nisjen e trageteve

16/12/2011 00:00

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut të natës së kaluar dhe era me një
shpejtësi tej parashikimeve kanë shkaktuar dëme ne bregdetin e Durresit,
si dhe vonesa në nisjen e trageteve drejt vendit fqinj, Italisë.

Burime nga Kapiteneria e portit te Durresit njoftuan se nje nga tragetet e linjes Durres-Bari nuk ka mundur te lundroje mesnaten e kaluar, duke e shtyre nisjen per paraditen e sotme, nderkohe qe parashikimet flasin per nje forcim te eres gjate 24 oreve ne vazhdim.

Era ka arritur shpejtesine prej 27 metër për sekondë, me tendence rritjen. Te gjitha mjetet lundruese, si dhe kompanite e ngarkim-shkarkimit ne portin me te madh te vendin jane njoftuar te marrin masat e sigurise per te shmangur cdo incident te mundshem qe mund te sjelle deti i egersuar dhe forca e eres qe pritet te mberrije ne 53 kilometra ne ore.

Fortunali qe perfshiu gjirin e Durresin gjate nates se kaluar ka shkaktuar mjaft deme materiale, kryesisht ne ambientet publike dhe bizneset e ngritura pergjate shetitores bregdetare. Si rezultat jane demtuar shtylla ndricimi, peme dekorative, lojerat e ndryshme, tabelat, si dhe disa automjete te parkuara prane tyre.

Top Channel