Askush nuk guxon të përfytyrojë se papritur jeta mund të pritet në mes. Ky djalë sapo e ka kaluar këtë traumë dhe madje në një moshë shumë të re.

Është 26 vjeç dhe pak muaj më parë është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

“Kisha një enjtje në këmbë dhe u vizitova tek Hygeia dhe gjatë ekzaminimeve më thanë që ishte masë tumorale”, shprehet djali.

Masa tumorale kishte fituar shumë territor dhe tanimë asgjë nuk ishte e sigurt për shëndetin e këtij djaloshi edhe pse ishte marrë përsipër të trajtohej nga një ekip i specializuar mjekësh.

“Fillimi ishte shumë i vështirë. Cdo sëmundje ka të vetat, por kjo është një sëmundje shumë e rëndë. Pothuajse mu prenë në mes ëndrrat”, tregon djali.

Duke qenë se rasti ishte shumë i vështirë, mjekët e spitalit Hygeia kërkuan ndihmë nga kolegët e tyre në spitalin Hygeia të Athinës. Radioterapeuti Kostas Dardoufas tregon: “Dolëm në përfundimin se duhej kryer një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë pasi kishte inde që duheshin trajtuar fillimisht me operacion e më pas me radioterapi.”

Nuk mund të pritej më. Mjekët ndërhynë shpejt për të pastruar masën tumorale, përparimi i së cilës sillte dyshime për prerjen e këmbës.

Doktori shqiptar tregon për operacionin: “Erdhi në një fazë të përparuar. Ishte operacion i vështirë pranë enëve të gjakut dhe nervave të këmbës me rrezik për amputim.”

“Kisha frikë për humbjen e këmbës dhe do ishte shumë e rëndë një gjë e tillë”, thekson djali.

Pas operacionit filloi trajtimi me rreze përmes akseleratorit të radioterapisë, pajisje e cila është unike në vend. Doktor Arianit Kokobobo, tregon për rezultatin: “Kur ke të bësh me një tumor malinj duhet t’i nënshtrohesh patjetër rrezatimit sepse digjen qelizat tumorale.”

Tanimë djali nuk ka asnjë lloj pengese për të vijuar normalitetin, madje edhe dyshimet për jetën janë shuar: “Pas rezultateve të mira tani vazhdoj jetën si më parë.”

Top Channel