Një linjë me stjuardesa transvestitë

15/12/2011 16:30

Një linjë ajrore aziatike ka si asistente fluturimi transeksualë dhe tranvestitë, një mënyrë kjo që sipas “PC Airlines” i diferencon nga “konkurrenca”.

Fillimisht, kompania mendonte që të kishte një trupë të përbërë nga ndihmës-fluturimi meshkuj dhe femra, por pasi mori shumë aplikime punësimi kategoria e “ndërmjetme”, vendosi që nuk mund të kishte më mirë se të zgjidhte kandidatët që ishin “meshkuj dhe femra” në të njëjtin trup.

Katër tranvestitë dhe trans u punësuan nga më shumë se 100 aplikantë dhe ata formojnë të gjithë stafin që shërben në një avion. Midis ndihmësve të fluturimit vazhdojnë të mbizotërojnë personat që e kanë të qartë seksin e tyre. Në kompani janë të punësuar 19 stjuardesa dhe 7 stjuartë, por shumë e kënaqur nga performance e transave, “PC Airlines” është e vendosur të vazhdojë të rektrutojë më shumë persona të kësaj kategorie.

Sipas kompanisë, procedura që ndjekin ata për përzgjedhjen e punonjësve duhet të shndërrohet në një model botëror, pasi është më efektivja për të luftuar diskriminimin seksual.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel