Hedhja e çmendur në greminë

14/12/2011 17:30

Ekziston një kategori njerëzish, për të cilët jeta nuk ka kuptim nëse linja që do t’i ndajë nga vdekja nuk preket përditë.

Disa alpinistë dhe parashutistë të guximshëm fituan titujt e gazetave të rëndësishme ndërkombëtare, kur pasi realizuan një ngjitje në një prej majave më të vështira në Tokë, në atë Josemite në SHBA.

Maja ndodhet 700-800 më e ngritur se tabani i malit dhe pasi realizuan sfidën e lodhshme, u hodhën me parashutë në humnerën e thepisur.

”Kur hidhesh nga avioni, të krijohet një emocion i jashtëzakonshëm, i lidhur me ndienjën e boshllëkut. Por, kur hidhesh nga një majë mali, adrenalina është shumë më e madhe, pasi faqja e malit është shumë më pranë dhe mund të përplasesh në çdo moment. E di që është e çmendur që të mendosh se mund të fluturosh, qoftë edhe për pak sekonda, por të besosh në gjëra të pamundura është ajo që e bën jetën e bukur”, u shpreh Potter, udhëheqësi i grupit adhurues të rrezikut ekstrem.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA