1.2 mln drita për Krishtlindjet

12/12/2011 17:10

Shtëpia e familjes Salay në Grabovnicë të Kroacisë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në këtë periudhë dimëror, aq më tepër kur në prag janë Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Pronarët kanë zbukuruar shtëpinë me më shumë se 1.2 milion drita zbukuruese Krishtlindjes. Shtëpia, që gjendet rreth 60 kilometra larg Zagrebit për cdo vit ka shënuar një numër gjithnjë e në rritje të dritave zbukuruese që dekorojnë gjithë pronën 7 hektarëshe.

Familja ka nisur këtë traditë festive që në vitin 2002, kur përdori 70 mijë drita për të dekoruar shtëpinë.

Më dhjetra vizitorë paraqiten cdo ditë për të parë këtë përrallë Krishtlindjesh në Kroaci.

Janë afërsisht 185 kilometër kabuj elektrikë në total, që shërbejnë për të furnizuar me energji 1.2 milion dritat decorative të vendosura mbi pemë e shkurre.

Top Channel