Kualifikimi midis 16 skuadrave më të mira të Europës nga ana e Napolit, përveçse një sukses i jashtëzakonshëm për klubin, ka shënuar edhe një rekord të ri në historinë e Champions League.
Duke “gërmuar” në histori, arritja e klubit të De Laurentis mund të barazohet vetëm nga ajo Nottingham Forest, që në sezonin 1976-77 fitoi titullin kampion të Anglisë duke ardhur nga kategoria e dytë dhe në vitin pasardhës triumfoi në Kupën e Kampioneve. Nottinghami përsëriti titullin kontintental edhe sezonin e ardhshëm, përpara se të rikthehej përsëri midis inferiorëve, ku ka mbetur edhe në ditët e sotme.
Aventura e Napolit drejt raundit të dytë të Champions League nisi në fakt, nga Seria C në Itali, ku klubi përfundoi për shkak të problemeve të tij financiare. Në sezonin e parë në kategorinë e tretë italiane, napolitanët dështojnë në tentativën e ngjitjes në Serinë B, pasi munden në plejof prej Avelinos.
Eventualisht, rikthimi i napolitanëve në elitën e futbollit italian ndodhi në sezonin 2007-08, kur ata arritën të siguronin një vend të tetë të respektueshëm në renditje, duke u kualifikuar për në Kupën Intertoto. Në dy vitet e fundit, ngjitja graduale e skuadës së De Laurentis u kurorëzua me kualifikimet në Europa League dhe Champions.
Me arritjen midis 16 më të mirëve, napolitanët kanë arritur të bëjnë diçka që nuk realizohej që nga koha e Nottinghemit, pasi asnjë skuadër e ardhur nga kategoria e tretë nuk ka avancuar ndonjëherë kaq larg në Champions, brenda kaq pak kohe.
Top Channel