Papa ndez pemën e Krishtlindjeve

09/12/2011 19:00

Atmosfera festive e fundvitit ka mbërritur edhe Vatikanin. Vetë Papa Benedikti i XVI ndezi dritat e pemës më të madhe të Krishtlindjeve në botë.

Atit të Shenjtë i ishte rezervuar shtypja finale e butonit që nga Vatikani për të ndezur dritat zbukuruese të pemës, e cila ndodhet në një faqe mali në zonën e Umrias në Itali.

Pema është e gjatë rreth 650 metra, ndriçohet nga rreth 1 mijë drita dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1300 m2, ose sa rreth 30 fusha futbolli.

Ati i Shenjte mesa duket po përkrah teknologjinë. Vetëm gjatë kësaj jave, Papa shkroi në Twitter për herë të parë dhe aktivizoi një faqe interneti për informacione mbi Vatikanin, me një klikim nga një iPAD.

Top Channel