60-vjecarja strehon kafshët e braktisura

09/12/2011 00:00

Një 60-vjeçare nga qyteti i Elbasanit, prej 20 vitesh merret me strehimin, rritjen dhe ushqyerjen kafsheve te braktisura.

Fatime Veratozi mbledh të gjitha kafshët e braktisura në rrugë duke i strehuar në banesën e saj që ndodhet në katin e katërt të një pallati. Aktualisht gruaja jeton në apartamentin e djalit të saj. Ndërsa qentë i ka strehuar në garazhin e saj privat.

Të gjithë të ardhurat financiare ajo i shpenzon për ushqyerjen dhe përkujdesjen e kafsheve aq të dashura për te. Si qentë ashtu edhe macet kanë nga një emër. Qenushja e saj e preferuar është Paloma, sepse sipas 60 vjeçares ajo është mjaft e dashur dhe e zgjuar.

Nëse ka persona që duan të mbajnë në shtëpi një kafshë, qoftë qen apo mace, ajo ia jep pa më të voglin hezitim kundrejt asnjë shpërblimi.Banorët e lagjes thotë ajo, janë ankuar shumë herë në polici për pasionin e saj, sepse pretendojnë se kafshët nuk janë të pastra dhe qentë lehin gjatë natës, duke u prishur qetësine.

Pavarësisht kushteve të saj ekonomike, ajo ia ka dedikuar jetën vetëm kafshëve të braktisura.

Top Channel