Shumë prej nesh kur dalin nga shtëpia preferojnë të kenë me vete një hajmali. Një hajmali për të pasur fat, ose për t’i mbrojtur nga “e keqja”.

Në fakt, mbajtja e hajmalive nuk është një trend i viteve të fundit, por një traditë që daton në periudhën e Neolitit.

Në qytetërimin egjiptian, njerëzit jetonin 30-40 vjet më pak se sa në ditët e sotme, kështu që fillonin përgatitjet për një jetë të begatë pas vdekjes. Ishin hajmalitë ato që luanin një rol të rëndësishëm në përgatitjen morale dhe shpirtërore të këtij procesi.

Ndër shekuj, hajmalitë kanë pasur kuptime të ndryshme, por që nga viti 1900 domethënia e tyre pothuajse nuk ka ndryshuar.

“Mbretëresha e Hajmalive”, kështu u quajt mbretëresha Viktoria I e Anglisë në fillim të shek. XX. Varëse, byrzylykë, unaza apo edhe mbajtëse çelësash.

Shfaqej shpesh në publik me hajmali të ndryshme duke filluar nga bizhutë e thjeshta pa ndonjë vlerë të madhe materiale e duke përfunduar tek gurët e çmuar. Në këtë mënyrë arriti t’i shndërronte këto elementë në bizhuteri dekorative të modës.

Në vitet ’20-’30, pavarësisht Depresionit të Madh, platini dhe diamanti përdoreshin për prodhimn e hajmalive.

Në ditët e sotme, hajmalitë përdoren për t’u dukur më bukur, por ka edhe nga ata që janë supersticiozë dhe besojnë në fuqinë e tyre.

Një lloj hajmalie janë edhe gurët e çmuar që korrespondojnë me një shenjë horoskopi.  
Smeraldi për demin, perla për gaforren, diamandi për luanin e kështu me radhë.
Por, a ndikon negativisht mbajtja e një guri të një shenje tjetër?A janë hajmalitë thjesht disa bizhuteri për t’u dukur më të bukur apo realisht kanë fuqi të ndikojnë mënyrën tonë të jetesës?

Top Channel