Cfarë pëlqen industria e modës

07/12/2011 13:00

Julia Schneider është vajza 15-vjeçare nga Suedia që fitoi të martën konkursin ‘Elite Model Look’, një nga më prestigjiozët e industrisë së modës që u zhvillua në Shangai.

Adoleshentja është padyshim një vajzë shumë tërheqëse, por eleganca e saj e tepruar ngre pikëpyetje të mëdha mbi konceptin e bukurisë që ka bota e modës. Sigurisht që genet dhe pasioni për sportin e hokejit janë arsyeja e pamjes së saj, por nëse ajo do të shfaqet nëpër reklama do të bëjë që shumë vajza ta marrin si shembullin ideal se si duhet të jetë fiziku i një femre dhe të përpiqen të jenë si Julia duke shkuar në ekstreme të rrezikshme.

Ekspertët kanë kritikuar vendimin e jurisë për t’i dhënë çmimin një vajze kaq të dobët. Gazeta e Montrealit shkruan: “Julia Schneider duket si “modelja” shembullore e anoreksisë dhe jo si vajza që moda duhet ta sjellë si shembull për të bukurën.”

Ndërsa komentuesit në blogun e kësaj gazete shkruajnë: “Skeletet nuk duhet të ecin nëpër pasarela. Pse vetëm modelët meshkuj kanë trupa prej të rrituri ndërsa femrave nuk u lejohet kjo gjë?”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel