Studimi: Po zhduken malet e Paqësorit

06/12/2011 19:25

Malet që ndodhen në thellësitë e Oqeanit Paqësor janë në zhdukje. Ky është rezultati i studimit të një grupi shkencëtarësh nga universiteti Oxford dhe Durham në Britaninë e Madhe.

Shkencëtarët kanë përdorur pajisjet me ultra-tinguj për të hulumtuar në  gjashtë kilometra thellësi të Oqeanit Paqësorit. Ata kanë vërejtur se si aktiviteti i vullkaneve nënujorë po shkatërron malet e Paqësorit, në Kanalin e Tongës, kufiri lindor i pllakës tektonike të Paqësorit, përgjegjëse për tërmetet e fuqishme që përfshijnë Azinë Lindore.

Aktiviteti i fuqishëm vullkanik, sipas shkencëtarëve po sposton me 6 centimetër në vit pllakën tektonike të Paqësorit drejt ishujve Samoa.

“Pllaka tektonike e Paqësorit “detyrohet” të lëvizë drejt veri-perëndimit nga pllaka tektonike e Indo-Australiane dhe me vete transporton edhe vullkanet. Por lëvizja është në drejtim të një prej zonave nënujore vendndodhje e maleve më të larta, që po zhduken nga ky aktivitet”, thonë studiuesit.

Në Kanalin e Tongës regjistrohet edhe thellësia më e madhe e oqeaneve, që shkon deri në 11 mijë kilometra.

Top Channel