Një celular vetëm për myslimanët

06/12/2011 16:30

Një kompani indiane hodhi në treg ‘smartphone-n’ e parë islamik, i cili përfshin një busull që qëndron gjatë të gjithë kohës e kthyer nga Meka.

Gjithashtu, në telefonin modern ndodhet edhe i gjithë Kurani i shkarkuar. Sipas krijuesve të “smartphone”, teknologjia shpesh shpërfill nevojat e komuniteteve të ndryshme, duke krijuar produkte në masë.

Ata pretendojnë se kanë zgjidhur një problem të madh për 180 milion myslimanët që jetojnë në Indi dhe për shumë më tepër të shpërndarë nëpër botë.

”Deri tani kemi patur një përgjigje shumë të fortë nga tregu për këtë produkt. Feja është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së indianëve dhe e shumë njerëzve të tjerë në botë. Ky produkt është i destinuar për sukses”, komentoi kompania prodhuese.

Top Channel