Kepler 22-b, planet “binjak i Tokës”

05/12/2011 19:10

Astronomët kanë konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmërinë më të madhe me Tokën, i quajtur Kepler 22-b.

Planeti, thonë astronomët është i banueshëm me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë celcius dhe rrotullohet rreth një ylli, jo fort të ngjashëm me Diellin tonë. I quajtur Kepler 22-b, planeti është 15 përqind më afër me yllin e tij, krahasuar me distancën mes Tokës dhe Diellit tonë.

Kepler 22-b, ndodhet 600 vjet dritë dhe 2.4 herë më i madh në përmasa se Toka.

Zbulimi u prezantua gjatë një konferencë të një grupi astronomësh, të cilët thanë se ende nuk janë të sigurtë nëse planeti “binjak i Tokës” përbëhet nga gazi, lëngje të tjera, apo shkëmbinj. Ata thanë se Kepler 22-b, bashkë me 1094 planete të tjerë, do të jenë objekt studimesh më të thella në vitet e ardhshme, për të ditur më shumë për ta.

Top Channel