Japoni, aksident prej 3 milionë dollarësh

05/12/2011 12:15

14 automjete janë përplasur në një autostradë të Japonisë pasi drejtuesi i një makine Ferrari ka humbur kontrollin duke shkaktuar përplasjen radhë të mjeteve të tjera.

Në këtë aksident u përfshinë 8 Ferrari, 3 Mercedes, një Lamborghini, një Skyline dhe një Toyota Prius. Sipas policisë, kjo përplasje u shkaktua pasi drejtuesi 60-vjeçar i Ferrarit humbi kontrollin në tentativën për të parakaluar një tjetër automjet.

Pas kësaj, makinat që e ndiqnin janë përplasur me radhë edhe për shkak se po udhëtonin me një shpejtësi të madhe.

Dhjetë persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spital.

Sports Nippon llogariti se vlera e kësaj përplasjeje është 300 milionë jen (3 milionë dollarë).

FOTO GALERI
2/5

Top Channel