Babai më i keq në botë

05/12/2011 14:40

Jamie Cummings, një burrë 34-vjeçar, është cilësuar nga mediat britanike si “babai më i keq në botë”. Skocezi ka 16 fëmijë dhe pret në fillim të vitit 2012 fëmijën e tij të shtatëmbëdhjetë.

Fatmirësisht këto fëmijë nuk i ka me të njëjtën grua, por me 14 të dashurat e tij, të cilat janë shumica pa punë, ashtu si edhe Jamie, dhe mbahen me asistencë. Shteti britanik ka ligje speciale për mbrojtjen e nënave të vetme, veçanërisht nëse janë adoleshente dhe nga kjo gjë ka përfituar ky burrë.

Gjithashtu, duke qenë se është një i papunë prej kohësh, Jamie merr asistencë nga shteti dhe nuk do t’ia dijë për asnjë nga fëmijët e tij.

Sipas ‘Scotland Courier’, kjo sjellje e skocezit ka turpëruar edhe vetë nënën e tij, e cila e konsideron të birin si një “gjahtar seksi”.

Cdo fëmijë i këtij “babai” i kushton shtetit 12 mijë euro çdo muaj dhe autoriteteve po i humbet durimi me këtë njeri që interesohet vetëm për shëndetin e tij, femrat e reja dhe ekipin e futbollit të qytetit.

Top Channel