Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Edinburgu është në festë! Dy arinjtë panda mbërritën në kopshtin zoologjik të kryeqytetit skocez.
Pandat gjigante, të quajtura Tian-Tian dhe Yang-Guang u nisën nga Kina disa ditë më parë. Pandat parashikohet të qendrojnë rreth 10 vjet në kopshtin zoologjik skocez, autoritetet e të cilit shpresojnë që me ardhjen e tyre të rrisin numrin e vizitorëve me të paktën 70 përqind të kuotës aktuale.
Tian-Tian (shqip. Embëlsira) dhe Yang-Guang (shqip. Rrezja e Diellit) u pritën në Edinburg nga fëmijë, të rritur, media e politikanë të lartë të vendit.
Cështja “e pandave” u bë e bujshme pas kritikave të shoqatave dhe organizatave të ndryshme për të drejtat e njeriut, të cilat thanë se blerja e pandave nga Kina prej Skocisë synon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve duke hequr dorë nga kritikat kundër Pekinit për respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Top Channel