Del në ankand shishja e parë prej qelqi e Coca-Cola

03/12/2011 00:00

Del në ankand për një shifër prej 200-300 mijë dollarësh, shishja e parë e përbërë prej qelqi dhe e prodhuar në vitin 1916 prej Coca-Cola.

Shishja është një prototip që nuk ngjason me produktin origjinal të Coca-Cola. Nga forma dhe përbërja ekzistojnë vetëm dy shishe që i kanë mbijetuar kohës, kjo që do të dalë në ankand dhe tjetra që zotërohet në koleksionin e vetë kompanisë Coca-Cola. Në atë kohë shishja nuk u përzgjodh për të qenë ambalazhi i Coca-Colës, për shkak të vëllimit të madh që kishte. Megjithatë, duke parë prodhimin origjinal, ngjashmëria është e madhe, vijat vertikale në shishe dhe forma janë thuajse të njëjta, ndryshojnë vetëm përmasat.

Shishja ka dalë në ankand në Beverly Hills në Shtetet e Bashkuara, bashkë me bocetet e dizenjuara në atë kohë. Përfaqësues të shtëpisë së ankandeve pretendojnë që të përfitojnë 200 deri në 300 mijë dollarë nga ankandi.

Top Channel