Ajo pranon se gjithmonë ka pasur frikë nga papastërtia, por për projektin e saj të ri Miru Kim ka vendosur të jetojë me derrat për 104 orë radhazi.

Ish-studentja e mjekësisë po qëndron në një stallë para galerisë Art Basel Miami 2011 (SHBA) dhe vizitorët mund ta shohin atë të zhveshur përmes një xhami. Kim do të hajë dhe flejë pranë derrave për katër ditët e ardhshme dhe qëndrimi në një ambient të tillë nuk është aspak i lehtë për 30-vjeçaren, e cila ka qenë shumë e fiksuar pas higjienës.

Miru Kim, vajza e një filozofi korean ka fituar famë pasi e fotografon veten nudo në vende të çuditshme si fabrika të braktisura, tunele apo ura.

“Kjo punë më ndihmon që të mposht frikën që kam ndaj disa gjërave dhe në këtë rast frikën ndaj pisllëkut”, shprehet Kim për ‘Huffington Post’.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel