7-vjeçari shpenzon 1 300 paund pa e ditur

02/12/2011 12:35

Një 7-vjeçar shpenzoi 1 500 paund në një ditë dhe as që e dinte që ishte duke bërë këtë.

Pasi prindërit i blenë një “iPad” të ri, gjatë lojrave të tij, fëmija shkarkoi aplikacione shtesë, duke menduar se ato nuk do të kushtonin asgjë. Megjithatë, në fund të muajit, prindërve u mbërriti fatura e “kripur” prej 1 300 paundësh, më shumë se 1 500 euro.

Sipas asaj që zbuluan prindërit, djali i tyre kishte hyrë në një faqe internetit që pretendonte se ofronte shkarkime falas, por kafshët që djali mori nga interneti për t’i futur në një lojë kushtonin nga 1-80 paund secila.

”Është një mashtrim. i kemi parë sitet që ka vizituar djali dhe në to shkruhet “shkarkim falas” me gërma të mëdha. Është e tmerrshme se si shënjestrohen pjesa më e pafajshme e shoqërisë, fëmijët, me publicitete të rreme, për t’i krijuar fitime kompanive të mëdha”, deklaroi babai i 7-vjeçarit, i cili ka ndërmend të nisë një procedim penal për mashtrim.

Top Channel