Ukrainë, eliminim masiv për qentë e rrugës

30/11/2011 08:40

Në emër të futbollit qentë endacakë të Ukrainës janë eliminuar për të pastruar rrugët në përgatitje për fazën finale të kampionatit europian të futbollit “Euro 2012”.

Kjo foto është marrë nga tabloidi britanik ‘The Sun’. Sipas tij, autoritetet kanë urdhëruar pastrimin e rrugëve në mënyrë që tifozët dhe ekipet të kenë një ambient sa më të qetë gjatë qëndrimit të tyre në Ukrainë.

Hetuesit kanë zbuluar se vrasja e këtyre kafshëve është bërë me anë të helmimit, por disa prej tyre janë qëlluar me armë zjarri.

Gjatë vitit të kaluar vetëm në Kiev janë eliminuar 20 mijë qen endacakë, ndërsa në Donetsk çmimi për vrasjen e një qeni është rreth 40 dollarë.

Këto fakte janë zbuluar nga disa hetues gjermanë. Judith Pein, anëtare e PETA-s gjermane theksoi: “Kjo gjë është shumë mizore dhe të vrasësh kafshë të pafajshme për futbollin është e tmerrshme. Na thanë që qentë e gjetur ishin të sëmurë dhe të vjetër, por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse ne gjetëm edhe këlyshë mes tyre.”

Top Channel