Transplanti, gishti i madh i këmbës në dorë

30/11/2011 16:50

Pasi humbi gishtin e madh të njërës dorë në një incident pune, një marangoz në Britaninë e Madhe vendosi që të zëvendësonte gishtin e humbur me gishtin e madh të këmbës.

Historia e 29-vjeçarit James Byrne u pasqyrua të mërkurën nga e përditshmja “Daily Mail”. Kirurgët i vendosën fillimisht gishtin e tij të vërtetë, por pavarësisht lidhjes së nervave, ai mbeti jofunksional.

Përballë një zgjedhje të vështirë, marangozi u bëri të qartë mjekëve se kishte absolutisht nevojë për një dorë të plotë, pasi ndryshe nuk do të ishte në gjendje të përmbushte punën e tij. Zgjidhja? Në punën e tij, 29-vjeçarit i duhet dora dhe jo këmba.

Si rrjedhojë, dy muaj më parë, ai amputoi gishtin e madh të këmbës, duke e vendosur atë në dorë dhe dy muaj më pas, ka ai është tërësisht funksional, edhe pse ngjan çuditshëm.

”Nuk do ta kisha menduar asnjëherë që do të funksiononte, por mjekët më dhanë garancitë e nevojshme. Jam në gjendje të lëviz gishtin me lehtësi dhe ta përthyej ashtu si pjesa tjetër e dorës. Vendimi për të kryer këtë operacion ka qenë më i sakti i jetës sime”, shprehet 29-vjeçari. “Kur më takojnë njerëz që nuk e dinë, më pyesin se çfarë ka ndodhur, pasi është shumë i madh dhe kur i them të vërtetën gati gati nuk e besojë”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel