Në Londër është hapur një pishinë e specializuar për fëmijët e vegjël ku jepen mësimet e para për notin. E çuditshmja është se specialistët e kësaj strukture pranojnë edhe bebe që sapo kanë mbushur javën e gjashtë të jetës.

Kjo pishinë ka pasur shumë sukses dhe pronari i saj mendon që vitin tjetër të hapë një tjetër më të madhe dedikuar vetëm për fëmijët deri në 3 vjeç.

 “Pas nëntë muajsh në bark, në një ambient me ujë, bebet janë gati për të notuar. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për notin sepse lindin me reflekse shumë të zhvilluara që i mbrojnë nga dëmtimi në ujë”, shprehet Phil Shaw, një nga punonjësit e kësaj qendre.

“Në momentin që një bebe zhytet në ujë, epiglota mbyllet në mënyrë që uji të mos hyjë në organizëm. Për këtë arsye bebet e mbajnë gojën hapur kur notojnë sepse uji nuk i kalon në fyt. Gjithashtu bebet kanë atë që quhet “refleksi amfib”. Kjo është një lëvizje e pavullnetshme e krahëve, këmbëve dhe gjoksit që ndihmon të kthehen dhe të rrotullohen në ujë”, shtoi Shaw për ‘The Sun’.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA