Rikuperon fotot pas një viti në fund të detit

29/11/2011 17:15

Pronari i një aparati profesional fotografik duhet të ketë menduar se fotografitë e tij të pushimeve u humbën përgjithmonë, kur aparati i tij i shpëtoi nga duart dhe ra në fund të detit.

Megjithatë, në atë që ishte një rastësi fatlume, një zhytës e rikuperoi atë një vit më pas dhe ishte në gjendje t’i rikthente pronarit aparatin, së bashku me fotografitë e padëmtuara, të cilat mundi t’i postonte në një rrjet shoqëror.

Një zhytës profesionist, fotograf i jetës nënujore, ishte ai që idenfitikoi aparatin në tabanin e Oqeanin Paqësor, pranë bregdetit të Vankuverit, në Kanada.

Pasi u rikthye në tokë, ai ishte në gjendje të ekzaminonte kartën e memories dhe rikuperoi një total prej 50 fotografish. Më pas, postoi në një rrjet shoqëror një njoftim, nëse dikush ishte humbur një aparat të atij lloji ndërsa lundronte në det.

Falë gjetjes së disa fotografive të pronarit, ku ai shfaqej në një garë mes zjarrëfikësish dhe falë ndihmës së rrjetit shoqëror, u kontaktua ky komunitet, deri sa pronari i vërtetë i aparatit u identifikua.

”Kur më ra nga dora, më erdhi më shumë keq për fotografitë që s’do të kisha kurrë, se sa për 500 dollarët që më kushtoi aparati. Ky i fundit nuk punon më, por kam imazhet dhe për këtë jam shumë i lumtur. Ajo që ndodhi në fundin e detit është një rastësi që ndodh një herë në disa miliardë”, u shpreh pronari, një zjarrëfikës në një stacion në periferinë e Vankuverit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA