Meshkujt preferojnë makinën para femrës

28/11/2011 12:00

Nëse i duhet të zgjedhin mes një makine të bukur sportive dhe një femre tërheqëse, meshkujt do të zgjidhnin makinën.

Ky është rezultati i një studimi të realizuar në Universitetin Northwestern të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi reagimet “jo të ndërgjegjshme” të trurit përballë “gjërave që dëshirojmë”.

Studimi bazohet në nivelin e pështymës të prodhuar nga një grup vullnetarësh të cilët u vunë përpara zgjedhjes së diçkaje të çmuar (ose ushqimeve).

Qëllimi nuk ishte krahasimi i automjeteve me femrat, por u vu re që rritja e nivelit të prodhimit të pështymës para një makine ishte rreth 36%, ose katër herë më shumë se në rastin kur përballë vullnetarëve ishte një femër.

Top Channel