Shumica e japonezëve nuk kanë një të dashur dhe nuk e duan një të tillë, ishte përfundimi i një studimi qeveritar.

Në një anketë të gjerë të popullsisë, u provua se 61% e meshkujve të pamartuar midis moshës 18 dhe 34 vjeç nuk janë të përfshirë në një lidhje, ashtu si edhe më shumë se gjysma e femrave.

Në anketën e fundit të vitit 2005, tendenca për të qëndruar vetëm ishte më e ulët. Japonia është një prej vendeve me lindshmërinë më të ulët në vend dhe pritet që gjatë shekullit të XXI, popullsia prej 120 milion banorësh e ishullit të reduktohet në mënyrë drastike.

Midis atyre që janë beqarë, një në katër shprehen se as që kanë ndërmend të kërkojnë për një partner. Disa cituan vështirësitë ekonomike në formimin e familjes, ndërsa të tjerë pamundësinë e gjetjes së një partneri të mirë pas moshës 25-vjeçare, si shkaqet kryesore të vendimit të tyre.

Shumë prej femrave pretenduan gjithashtu se mendojnë që jeta si beqare i përshtatet shumë më tepër se sa martesa. Më shumë se një e katërta e meshkujve dhe femrave beqare midis moshës 35-40 vjeçare nuk kanë patur asnjëherë një raport seksual.

Top Channel