Fanella më e shtrenjtë në botë

28/11/2011 12:20

Zakonisht me 210 mijë euro blihen apartamente apo makina luksoze, por kjo shifër është përdorur për të blerë një fanellë të Barcelonës, skuadrës kampione në fuqi të Spanjës dhe Champions League.

Gjatë eventit “Fondacioni kinez për personat me aftësi të kufizuar”, është mbajtur një ankand bamirësie ku presidenti i klubit katalanas, Sandro Rosell, paraqiti disa objekte “made in Barcelona”.

Mes këtyre objekteve edhe një fanellë blaugrana e firmosur nga të gjithë futbollistët që është blerë nga një biznesmen me shifrën 210 mijë euro.

Përveç fanellës, u shit edhe një top i firmosur për shifrën e 70 mijë eurove.

Top Channel