16 persona në një makinë

28/11/2011 12:45

Hapësira është një faktor i rëndësishëm për klientët në momentin e zgjedhjes së makinës që do të blejnë.

Volkswagen duket se e ka marrë seriozisht këtë gjë kur ka prodhuar “Up”, makinën e saj të re ku ka hapësirë për plot 16 persona!

15 femra dhe vetëm një mashkull kanë treguar se mund të rrinë në të njëjtën kohë në këtë makinë: 2 kanë hyrë në bagazh, 4 në sediljet para, 2 persona në “hapësirën” për këmbët, 7 në sediljet e pasme dhe 1 në kroskot. Jo keq për një makinë të gjatë vetëm 3.54 metra dhe të lartë 1.64 metra.

Gjithsesi, “Up” konsiderohet një makinë për 4 persona dhe do të dalë në shitje në janar të vitit 2012.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA