Sinagoga që shëron “HIV-in” me ujë të bekuar

25/11/2011 14:15

Të paktën gjashtë persona ndërprenë mjekimet e tyre për virusin “HIV-Aids” dhe si rrjedhojë vdiqën në mënyrë të shpejtë në Britani, pasi një kishë vendase pretendoi se po i shëronte vetëm nëpërmjet ujit të bekuar.

Skandali i publikuar të premten në faqen e parë të “Daily Mail”, ka patur një jehonë të gjerë në opinionin publik në Angli. Një gazetare që pretendonte se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës, pa se si nga një prift Londër, u spërkat me ujë të bekuar, ndërsa recitoheshin fjalë që duhet t’i nxirrnin Djallin dhe sëmundjen nga shpirti, pasi ajo kreu një pagesë. Pas një seance që zgjati disa orë, asai iu tha që largohej pasi ishte shëruar.

Rabinët e sinagogës së ndodhur në Londrën jugore pretenduan përpara saj se ata kishin 100% sukses në këtë praktikë. Seancat e shërimit mbaheshin një herë në muaj dhe besimtarët duhet të dorëzonin analizat e tyre, për të provuar që vuanin nga një sëmundje.

Sipas një rabini, nëse sëmundja përkeqësohet, kjo është normale pasi ajo lufton në të dalë nga trupi. Me dosjen që ka përfunduar në prokurori, priftërinjtë mund të kenë shansin për të shëruar “HIV-in” dhe sëmundje të tjera në burg.

Sinagoga në fjalë është pjesë e një rrjeti botëror dhe antarët e saj financojnë aktivitetet e përditshme.

Top Channel